Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, është ndalur te roli i sulmuesit egjiptian Hamza Abdelkarim në klub këtë sezon.

Abdelkarim shkëlqeu me ekipin e parë të Barcelona-s gjatë fazës përgatitore. Megjithatë, ai nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Barçës në kampionat.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecano, Flick tha:

“A është Raphinha më i miri për të mbushur rolin e një qendërsulmuesi për momentin? Si sulmues, ai duhet të fillojë presingun dhe e bën shumë mirë. Të gjithë e dinë se ai është një lider dhe e kuptojnë rëndësinë e tij. Përveç kësaj, ai është gjithashtu efektiv para portës. Dhe ka lojtarë të tjerë si Fermin që mund ta bëjnë këtë gjithashtu”.

I pyetur pse Hamza luan kaq pak, gjermani u përgjigj: “Nuk është e lehtë. Ne gjithmonë mendojmë t’i japim shanse kujtdo që i meriton, dhe ai e meriton për shkak të stërvitjes së tij të shkëlqyer, dhe gjithashtu ka mentalitetin e duhur”.

Ai vazhdoi: “Hamza meriton të luajë dhe ai me të vërtetë do të jetë pjesë e ekipit. Do t’i japim minuta në mënyrë që të tregojë se çfarë është i aftë të bëjë në një ndeshje kampionati.

“Situata e tij është e ngjashme me atë të Bryan Farinas, i cili më befasoi shumë dhe zotëron talent të madh dhe është njëqind për qind i duhur për pozicionin, por ai ka nevojë për minuta”.

The post “Abdelkarim meriton minuta”, Flick: Edhe një lojtar tjetër më ka befasuar appeared first on Telesport.