Shkëndija e Haraçinës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës se peste te LPFM.

Enis Fazlagiq ishte heroi i takimit për ekipin nga Haraçina, duke realizuar dy gola. Ai shënoi fillimisht në minutën e 8-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në 45+2.

Për Bashkimin golin e vetëm e shënoi Luis Ribeiro në minutën e 25-të.

Me këtë fitore, Shkëndija e Haraçinës shkon në 7 pikë pas pesë ndeshjeve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë. Bashkimi mbetet në fund të klasifikimit me 0 pikë.