Këshilltarët shqiptarë të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Butelit akuzojnë kryetarin Darko Kostovski se po tenton t’ua bartë përgjegjësinë për mbylljen e paraleles shqipe në “Penko”.

Ata thonë se në procesverbalin e seancës së Këshillit Komunal, pika e 14-të kishte të bënte vetëm me rajonizimin e shkollave, dhe se mbyllja e ndonjë paraleleje nuk është diskutuar.

Sipas tyre, në seancë kanë qenë 19 këshilltarë, ndërsa në procesverbalet në gjuhën maqedonase dhe shqipe ka mospërputhje për votimin: në njërin thuhet 11 vota pro dhe asnjë abstenim, ndërsa në tjetrin figuron edhe një abstenim. Këshilltarët kërkojnë që përgjegjësia të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe jo të deklaratave politike.