Como ka marrë një fitore të jashtëzakonshmë në transfertën ndaj Napolit, e vlefshme për javën e dytë, e luajtur në “Diego Armando Maradona”.
Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku kroati Martin Baturina shënoi një gol të bukur brneda zonës, pas asistit fantastik të Assane Diao.
Rasmus Hojlund barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 30-të. Danezi shënoi me një goditje qëndrore në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Amir Rrahmanit.
Megjithatë, Como e Cesc Fabregas gjeti shpejt avantazhin. Anastasios Douvikas shënoi golin e avantazhit për Como në minutën e 36-të, pas një gabimi fatal të qendërmbrojtësit Marin. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Como-n.
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë dhe pasive sesa e para. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Como fiton 1-2 dhe i gëzohet tre pikëve të para për këtë sezon. Napoli i Max Allegri-t pëson humbjen e parë që në javën e dytë.
The post Napoli i Allegri-t pëson humbjen e parë që në javën e dytë. Super fitore e Como (video) appeared first on Telesport.
