Dafina Zeqiri ka ngacmuar fansat me një paralajmërim misterioz për mbrëmjen e kësaj të diele, duke lënë të kuptohet se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku shkruan “Sunday night surprise”, duke shtuar kureshtjen e ndjekësve rreth asaj që ka përgatitur për ta.
Surpriza, siç është bërë e ditur ndërkohë, pritet të jetë një bashkëpunim i ri me artistin Matolale.
Dyshja kanë zbuluar gjithashtu se projekti i tyre i përbashkët do të mbajë titullin “Nje Dance”, duke ngjallur interes të madh te fansat.
<
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data e saktë e publikimit të këngës, ndërsa ndjekësit janë në pritje të detajeve të tjera nga dy artistët.
Për Dafinën, ky projekt vjen si një tjetër kapitull në aktivitetin e saj muzikor, ndërsa bashkëpunimi me Matolale pritet të sjellë një tjetër ritëm në repertorin e këngëtares.
Tashmë, të gjithë sytë janë nga dy artistët për të parë se kur do të publikohet “Nje Dance” dhe çfarë kanë përgatitur për publikun. /Telegrafi/
The post Dafina Zeqiri paralajmëron duetin e ri, shfaqet shtatzënë në klip appeared first on Veriu.info.
