Ka startuar sot në Nju Jork grand slam i US Open dhe që në raundin e parë ka ardhur eliminimi i bujshëm i tenistit serb Novak Djokovic. Fituesi i 24 grand slam u mund 3-2 (7-5, 6-7, 4-6, 6-2, 6-1) nga argjentinasi Mariano Navone.

“Trupi im nisi papritur të lëshohet”, tha Djokovic pas eliminimit tronditës. Pa probleme avancon më tej rusi Daniil Medvedev, ceku Jiri lehecka e kanadezi Denis Shapovalov, ndërkohë që eliminohet britaniku Cameron Norrie.

Te femrat, fiton pa probleme tenistja italiane Jasmine Paolini, që mundi 2-1 Veronica Erjavec. Në raundin e dytë shkojnë edhe tenistja amerikane Jessica Pegula, ukranasja Marta Kostuyk, cekja Karoloina Pliskova e kanadezja Laylah Fernandez.

The post Nis US Open: Djokovic eliminohet që në start, kualifikohen për më tej Medvedev, Kostuyk e Paolini appeared first on Telesport.