Pas ndeshjes Napoli–Como 1-2, humbja e parë sezonale e bluve, Massimiliano Allegri u ndal veçanërisht te gabimet në mbrojtje. Goli i dytë rezultoi fatal për rezultatin: “Duhet absolutisht të përmirësojmë një gjë: kur mbrohemi, duhet të jemi më të vëmendshëm. Në fund të pjesës së pare, kur lejon një goditje këndi ose një gjuajtje, duhet të shkosh në pushim 1-1. Në disa momente jemi shumë të lehtë. Nga ana tjetër, patëm disa raste. Duhet të kuptojmë kur mund të luajmë dhe kur jo.
Teknikisht gabuam disa pasime. Kryesorja është se ishim të lehtë në golat e pësuar, sidomos tek i dyti. Në 20 sekonda nuk mund të lejosh dy aksione për gol”. Për lojtarët, Allegri tha: “Lang bëri një ndeshje të mirë. Neres nuk kishte luajtur prej 8 muajsh. Në këtë periudhë është më e vështirë të rikuperohesh; fiton ai që gabon më pak”.
Për sfidat e ardhshme: “Ndeshjet me Interin dhe Arsenalin nuk do të vendosin sezonin e Napolit. Nuk është ndeshja e sotme që tregon se jemi shumë të lehtë; do të punojmë për këtë”. Për McTominay: “Ka një problem me flluskat në këmbë, stërvitet me ngarkesë të reduktuar. Shpresojmë ta kemi sa më shpejt në gjendjen më të mirë të mundshme”.
The post Allegri i hidhëruar: Absolutisht duhet të mbrohemi më mirë, na duhet më shumë ashpërsi appeared first on Telesport.
