Cristian Chivu merr tri pikët ndaj Cagliarit, por mbetet i penduar për fundin e komplikuar të një ndeshjeje të dominuar dhe kontrolluar në pjesën më të madhe: “Këto janë ndeshje që, nëse nuk i mbyll menjëherë, rrezikon të gjendesh në vështirësi. Ky është pendimi. Megjithatë, ditëm të vuajmë, edhe kjo është e rëndësishme.
E ndërlikuam jetën vetë. Krijuam shumë, por në fund ditëm të vuajmë. Pendimi është që nuk i shndërruam në gola mundësitë e shumta. Duhet ta gjejnë ende formën, sidomos ata që u kthyen nga Botërori. E kam fjalën për Akanji, Calha, Lautaro. Thuram duket se është prapa. Duhet të jemi më cinikë para portës”.
Chivu shpjegoi edhe ndryshimet taktike: “Sot më duhej ta përshtatja Pavard si 5. Bisseck bëri një shpëtim të madh. Në mom ente të caktuara duhet të përshtatesh”. Për afrimet e reja tha: “Anglezët? Është ende herët, sapo kanë ardhur. Kanë cilësi dhe eksperiencë. Kanë luajtur te Manchester City dhe Liverpool”.
Për Champions-in, Chivu ishte i qartë: “Para Realit duhet të luaj me Napolin. Në Madrid do të luajmë shanset tona”. Dhe për sfidën me Napolin: “Jemi gati të përballemi me një skuadër të madhe. Tani ta shijojmë fitoren, pastaj do të mendojmë për Napolin”.
The post Chivu: Këto janë ndeshje që, nëse nuk i mbyll, rrezikon të gjendesh në vështirësi. Reali? Mendoj për Napolin appeared first on Telesport.
