Harry Kane dhe Bayern Munich duken të gatshëm të vazhdojnë së bashku. Pas debutimit të tij fitues në Bundesliga kundër Shtutgart, sulmuesi anglez foli për të ardhmen e tij në Mynih, duke konfirmuar se negociatat në lidhje me një rinovim kontrate kanë filluar tashmë.
“Negociatat filluan javën e kaluar, deri më tani, gjithçka është mirë. Por nuk është diçka që mund të zgjidhet brenda një ose dy javësh”, tha sulmuesi anglez, protagonist në dy vitet e fundit me bavarezët me golat e tij.
Duke vazhduar, sulmuesi anglez shprehu besim të plotë në arritjen e një marrëveshjeje të re me klubin bavarez, duke deklaruar se është vetëm çështje e sqarimit të detajeve përfundimtare: “Është vetëm çështje detajesh.” Këto fjalë sugjerojnë një hapje të vërtetë për qëndrimin e tij me bardhekuqtë.
Gjatë intervistës, Kane la të kuptohej se pas kësaj kontrate të re mund t’i thotë “lamtumirë” Bayern. “Jam 33 vjeç, kështu që kjo ndoshta do të jetë kontrata ime e fundit e mirë, kontrata ime e fundit e madhe. Tingëllon mjaft mirë
Pasi u bë një nga lojtarët kryesorë të Bayern Munich, duke fituar dy tituj të Ligës Gjermane, një Kupë të Gjermanisë, dy Superkupa, tre tituj golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe Këpucën e tij të dytë të Artë, Kane duket i gatshëm të diskutojë hapin tjetër në karrierën e tij me bardhekuqtë.
The post Kane: Qëndrimi im te Bayern është vetëm çështje detajesh, do të jetë kontrata ime e fundit e madhe appeared first on Telesport.
