Ka nisur takimi i radhës në mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për çështjen e presidentit.

Përpara takimit, Kurti tha se pret që të arrihet një marrëveshje, meqë mundësitë për këtë, siç shtoi, janë reale, duke u bazuar edhe në vullnetin e mire të të dyja palëve.

Kurti para takimit: I kemi mundësitë reale, urojmë për marrëveshje

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje”, tha Kurti.

Abdixhiku, që ka ardhur para Kurtit në Kuvend, për takim, nuk është deklaruar për mediet./Kosovapress.

The post ​Nis takimi i ri Kurti – Abdixhiku për presidentin, shefi i VV-së pret të arrihet marrëveshja appeared first on Alsat.