Sezoni i parë i Dean Hujisen te Real Madrid nuk ishte aspak i lehtë. Spanjolli mori kritika të shumta, madje pati edhe zëra të shtumë për një largim të mundshëm të tij këtë verë.

Megjithatë, ardhja e Jose Mourinho ndryshoi komplet situatën. Dean Hujisen ka fituar besimin që i mungonte dhe në këtë fillim sezoni ka treguar shenja të dukshme përmirësimi. Në fund të fitores ndaj Malaga, Hujisen është lavdëruar publikisht nga Mourinho.

“Hujisen ishte dominues në duelet ndaj kundërshtarit, dhe kjo është rruga e duhur. Unë i admiroj mbrojtësit që mbrohen mirë, dhe nëse një mbrojtës është i mirë me topin, atëherë kjo është ideale. Ai po përmirësohet në këtë aspekt. Kam parë përparim të dukshëm në tre ndeshjet e fundit, dhe shokët e tij të ekipit Rudiger dhe Konate po i japin mbështetje”, tha Mourinho.

The post “Tani po përmirësohet dhe është në rrugën e duhur”, Mourinho lavdëron publikisht yllin e Real Madridit që ishte pranë largimit këtë verë appeared first on Telesport.