Edhe pse merkato në pjesën më të madhe të kampionateve kryesore është mbyllur, në Arabinë Saudite mbyllet të dielën më 1 shtator. Edhe pse shanset janë të vogla, për të mos thënë zero, burime të ndryshme mediatike nga Arabua Saudite, bëjnë më dije se Al-Hilal do të provojë transferimin e Julian Alvarez, për një ofertë 150 milionë euro.
Alvarez shihet si përforcimi ideal për sulmin, pas largimit të Karim Benzema, vetëm pas 6 muajsh. Në rast të një oferte të mundshme nga Al-Hilal, Atletico Madrid do të pranonte nëse do të ishte 150 milionë euro, por problemi qëndron te dëshira sulmuesit.
Alvarez dëshiron vetëm fanellën e Barcelonës dhe jo më kot refuzoi transferimin tek Arsenal. Për momentin ende nuk ka një ofertë zyrtare nga ana e Al-Hilal, por mund të ndodhë që të dielën.
The post Ekziston ende një mundësi, edhe pse e vogël, që Julian Alvarez të largohet nga Atletico Madrid, brenda të dielës appeared first on Telesport.
