Bayern Munich u trondit nga skuadra vendase e DFB-Pokal, Osnabrück, me golin që ata shënuan në minutat e para të Kupës së Gjermanisë. Bavarezët, që luanin jashtë fushe, ruajtën qetësinë dhe u rikthyen ndeshjen në favorin e tyrem, për të siguruar një fitore të thellë 4.1
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë jashtë fushe. Ata shënuan një gol të përsosur në fillim, por ne qëndruam të qetë gjatë gjithë ndeshjes. Ishte një fitore e mirë jashtë fushe”, tha trajneri i Bayern, Vincent Kompany.
“Jemi ende në fillimin e sezonit të ri, ndaj puna për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese vazhdon. E dimë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë, ndaj e dimë se puna nuk do të ndalet asnjëherë
“Ndeshje si këto japin indikacione të rëndësishme, pasi shohim se ku duhet të punojmë më shumë. Do të kemi shumë ndeshje të tjera këto sezon me skuadra që do të mbyllen e do na duhet të jemi shumë të duruar për të shkuar te goli e fitorja”, tha Kompany.
The post Kompany: Në ndeshje me kundërshtarë që mbyllen do të na duhet të jemi të duruar deri në fund appeared first on Telesport.
