Largimi i Enzo Fernandez në ditën e fundit të merkatos drejt Manchester City-t, e kanë lënë Chelsean si “peshku pa ujë” në mesfushë, ndaj klubi londinez do të kërkojë të rikuperojë këtë boshllëk gjatë merkatos së janarit.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se Xabi Alonso ka piketuar Pablo Barrios si përforcimin ideal për mesfushën, për të zëvendësuar Enzo Fernandez. 23-vjeçari është nën kontratë me “Colchoneros” deri në vitin 2030 dhe ka një klauzolë largimi 500 milionë euro.

Megjithatë, te Chelsea janë optimistë se me një ofertë prej 100 milionë eurosh situata mund të ndryshojë. Pablo Barrios është objektivi kryesor i londinezëve për merkaton e janarit, zhvillimet për të cilën mesa duket kanë nisur që tani.

The post Chelsea mendon që tani për janarin, 100 mln euro për mesfushorin e Atletico Madridit appeared first on Telesport.