Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen e saj zyrtare disa lojëra kompjuterike që promovojnë ide dhe politika të mbështetura nga presidenti amerikan Donald Trump, përcjell TV21. Në mesin e tyre është edhe loja “Rio Rumble”, në të cilën lojtari duhet të kapë sa më shumë migrantë të paligjshëm. Loja është e ngjashme me klasikën “Snake”, ndërsa një figurë që i ngjan Trumpit lëviz në ekran duke kapur migrantët dhe duke i veshur me uniforma portokalli burgu.
Në seksionin “Arcade” të faqes së Shtëpisë së Bardhë janë publikuar lojëra me dizajn retro dhe rezolucion të ulët, të ngjashme me videolojërat e viteve ’80.
Mes tyre është edhe “Build the Wall”, një version i përshtatur i “Tetris”, ku qëllimi është mbrojtja e kufijve nga valët e migrantëve që afrohen.
Loja “Supply Line”
Në “Flappy Bill”, një shqiponjë mban një dokument dhe duhet të shmangë përplasjen me shtyllat, ndërsa në “Trump Savings Tycoon”, lojtari mbledh para që fluturojnë në ajër për të “mbushur llogaritë e fëmijëve të tij”.
Kjo e fundit lidhet me planin e administratës Trump për kursime, i cili parashikon nga 1.000 dollarë për çdo fëmijë të lindur gjatë mandatit të presidentit.
