Byroja Kombëtare Hungareze e Hetimit ka sekuestruar mijëra faqe dokumentacioni lidhur me funksionimin e Eksimbankës, thonë nga LSDM, duke kërkuar që Prokuroria në Maqedoni të hapë lëndë për kredinë prej një miliard eurosh nga Hungaria. Sipas LSDM-së, qytetarët duhet ta dinë se Hungaria ka hapur hetim, pasi bëhet fjalë për një kredi e cila, sipas tyre, është përplot dyshime për krim dhe procedura të paligjshme.
“Prandaj, institucionet maqedonase të drejtësisë janë kanë për detyrë të reagojnë menjëherë dhe të hapin hetim për këtë lëndë. Ato duhet të kërkojnë informacion nga autoritetet kompetente hungareze për të gjithë situatën, të verifikojnë se çfarë po ndodh dhe të kontrollojnë të gjitha rrethanat lidhur me këto kredi. Kontratat, origjinën e parave, rrjedhën e parave. Gjithashtu, ajo që është shumë e rëndësishme – ku përfunduan këto para. Cilat kompani morën mjete nga kjo kredi? – tha Andrej Zhernovski nga LSDM.
Mickoski dje deklaroi se nuk ka frikë nga hetimi që autoritetet hungareze kanë hapur lidhur me kredinë e miratuar përmes Eksimbankës shtetërore për Maqedoninë, duke theksuar se mjetet janë shpenzuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me destinimin e dakorduar. Sot u pyet edhe për kërkesën e LSDM-së që Prokuroria e Maqedonisë të hapë lëndë.
Gazetari: Kryeministër, opozita kërkoi që Prokuroria Publike të hapë hetim për kredinë hungareze.
Mickoski: Po, le ta hapë, le ta hapë…
Ndryshe, marrëveshja për kredinë hungareze u nënshkrua më 8 tetor të vitit 2024. Ky aranzhim financiar parashikon një shumë totale deri në 1 miliard euro, ndërsa mjetet nga kësti i parë, përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë, u ndanë për mbështetjen e kompanive vendase dhe për projekte infrastrukturore në komuna. Norma vjetore e interesit për kredinë është 3,25 për qind, me afat shlyerjeje prej 15 vitesh dhe periudhë grejs prej tre vitesh.
