Inter ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 3-2 në “San Siro” ndaj Napolit, në supersfidën e javës së tretë në Serie A.

Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin, duke dhënë sinjalin e parë që në minutën e 3-të. Andy Diouf godet nga skaji i zonës, por Meret tregohet vigjilent me ndërhyrjen e tij.

Kundërpërgjigjet Napoli, goditja e Frank Anguissa ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Josep Martinez. Në minutën e 29-të, Anguissa tenton të gjejë golin, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së djathtë.

Rasti më i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutat shtesë, ku Federico Dimarco i afrohet shumë golit, por goditja e dënimit e goditur prej tij përplaset në traverësë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nisi në mënyrë të jashtëzakonshme për Napolin, që shënoi dy gola për tre minuta.

Në minutën e 50-të, Nicolo Barella humb topin në zonën e Interit, Alisson Santos godet, por pret Josep Martinez. Topi shkon të Matteo Politano, i cili nuk shënon dot në tentativën e tij të parë, por tregohet i saktë në të dytën. SHIKOGOLIN

Në minutën e 53-të, Ramsmus Hojlund dyfishon shifrat me një gol spektakolar në minutën e 53-të, pas një asisti të Giovanni Di Lorenzo. SHIKOGOLIN2

Në minutën e 56-të, vjen reagimi i zikaltërve, ku Lautaro Martinez ngushton shifrat, pas një krosimi në zonë të Nicolo Barella dhe asistit të Federico Dimarco. SHIKOGOLIN3

Në minutën e 82-të, Marcus Thuram barazoi shifrat. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit të Carlos Agusto. Napolitanët pretenduan për faull të Lautaro Martinez ndaj Amir Rrahmanit, ky i fundit ishte i shtrirë në tokë në momentin e golit. SHIKOGOLIN4

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, pas një krosimi në zonë të Barella dhe një rrëmujë të vërtetë, ishte Lautaro Martinez që dërgoi në fund topin në rrjetë. SHIKOGOLIN5

Inter fiton 3-2 dhe kryeson renditjen me 9 pikë të plota pas 3 takimeve të para. Napoli pëson humbjen e dytë rresht në tre javë, duke mos e nisur aspak mirë sezonin e ri.

The post Inter i çmendur në pjesën e dytë, përmbysje dhe fitore e jashtëzakonshme ndaj Napolit (video) appeared first on Telesport.