Atletico Madrid ka pësuar humbjen e parë për këtë sezon në La Liga. Në sfidën e luajtur në “San Mames”, Athletic Bilbao ka mposhtur 3-0 Atletico Madridin. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, ku Nico Williams shënoi me kokë pas një krosimi të Inaki Williams. SHIKOGOLIN Në minutën e 48-të ishte Roberto Navarro që dyfishoi shifat me një gol të bukur, pas asistit sërish të Inaki Williams. SHIKOGOLIN2

As aktivizimi i Julian Alvarez në minutën e 59-të nuk ndryshoi gjë në lojën e Atletico Madridit. Oihan Sancet vulosi fitoren 3-0 për baskët, me golin e tij në fund të kohës së rregullt, pas një pasimi në zonë të Benat Gerenabarrena. SHIKOGOLIN3

Sfida mbyllet 3-0 me fitoren e Athletic Bilbao, që merr kështu fitoren e dytë në 4 javë. Atletico Madrid mbetet për momentin në vendin e gjashtë me 7 pikë.

The post Atletico Madrid pëson humbjen e parë të sezonit, turpërohet nga Bilbao (video) appeared first on Telesport.