Barcelona ka marrë fitoren e katërt rresht në La Liga, duke kryesuar e vetme me 12 pikë. Katalanasit fituan 0-5 në “Mestalla” në transfertën ndaj Valencia-s.

Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku Lamine Yamal dërgoi topin në rrjetë me një gjysmë parabël të bukur, pas asistit të Fermin Lopez. SHIKOGOLIN1

Në minutën e 9-të, Yamal gjeti sërish golin, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të, Barcelona dyfishin shifrat me Fermin Lopez, i cili shënon me një goditje të bukur brenda zonës, pas asistit të Anthony Gordon. SHIKOGOLIN2

Në minutën e 29-të, Eric Garcia largohet nga fusha pas një dëmtimi në hundë dhe në vend të tij futet Jules Kounde. Në minutën e 40-të, Barcelona i afrohet golit të tretë, por goditja e Fermin Lopez përplaset në shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për katalanasit.

Barcelona e nisi pjesën e dytë, aty ku la të parën. Pas një aksioni të shpejtë në krah dhe kombinimit Yamal-Fermin-Raphinha, braziliani ishte i fundit që shtyu topin në rrjetë dhe shënoi golin e tretë për katalanasit. SHIKOGOLIN

Në minutën e 79-të, ishte Pedri që shënoi golin e katërt pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo, i sapo futur në fushë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 84-të, Barcelona kompleton “manita-n”, duke gjetur golin e pestë me Lamine Yamal, pas kombinimit me Dani Olmo. SHIKOGOLIN

Sfida mbyllet 0-5 për Barcelonën. Një dominim total i katalanasve që nuk i dhanë asnjë shans kundërshtarit. Ndeshje perfekte nga Fermin Lopez, më i miri në fushë, por edhe nga Lmine Yamal edhe Pedri.

The post Barcelona turpëron Valencia-n në shtëpi. “Manita” nga katalanasit. Yamal-Fermin, të jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.