Tirana ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri në Abissnet Superiore, pasi ka mundur 4-0 Vorën në derbin e vogël të kryeqytetit të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 14-të, ku pas një asistit të Bernard Berishës, ishte kroati Tomislav Kis, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN1
Në minutën e 36-të, Tirana gjen golin e dytë me një kundërsulm të shpejtë, ku pas asistit fantastik të Kis, Redon Xhixha e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Tiranën. SHIKOGOLIN2
Në fillim të pjesës së dytë, Tirana gjen golin e tretë me Drilon Hazrollaj, pas një kombinimi të bukur të tij me Bernard Berishën. SHIKOGOLIN3
Në minutën e 80-të, Hazrollaj ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke shënuar golin e katërt për Tiranën dhe të dytin personal për këtë takim. SHIKOGOLIN
Tirana fiton 4-0 dhe i gëzohet fitores së parë. Të dy ekipet kanë nga 3 pikë pas tre javëve të para.
The post Abissnet Superiore: Tirana e bën sefte për këtë sezon dhe fiton pastër në derbin e vogël të kryeqytetit appeared first on Telesport.
