Një episod i dyshimtë u shfaq edhe në ndeshjen Juventus-Milan. Në aksionin që çoi më pas te goli i Cissé, diskutime shkaktoi kontakti mes Koni De Winter dhe Randal Kolo Muani. Mbrojtësi i Milanit ndërhyri për të ndalur sulmuesin francez dhe, nga pamjet, duket se pati një “step on foot” (shkelje mbi këmbë), ndonëse të pjesshëm.
Thembra e djathtë e ish-lojtarit të Genoa prek pjesën e përparme të këmbës së Kolo Muani. Kontakti ekziston, por mund të jetë konsideruar shumë i lehtë për një ndërhyrje të VAR-it në monitor, sipas udhëzimeve të reja të Orsatos. Një vit më parë, me shumë gjasa do të anulohej goli kuqezi që erdhi në vijim të aksionit.
Spalletti, megjithatë, nuk u ankua: “Mariani është një nga arbitrat më të fortë që kemi. Sipas meje, linja që po ndiqet është e duhura. Këto nuk janë faulle, arbitrat nuk i fishkëllejnë dhe është e drejtë të mos i fishkëllejnë. Gjithçka është në rregull. Nuk dua të ankohem për këto gjëra. Dua të shoh skuadrën time të luftojë deri në fund, siç bëri”.
The post Moviola e Juventus-Milan, pati faull ndaj Kolo Muani para golit të Cissé appeared first on Telesport.
