Sulmuesi Edon Zhegrova do ta ketë edhe një mundësi për ta dëshmuar vetën te Juventusi, pasi marrëveshja e mundshme për kalimin te Al-Ittihad është mbyllur plotësisht.
Ylli i Kosovës ka qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë verë, ngase u lidh vazhdimisht me një largim nga “Zonja e Vjetër”, sidomos këto ditët e fundit, kur Luciano Spalletti vendosi të mos e ftojë për Ligën e Evropës.
Një kalim te gjiganti arab Al-Ittihad ishte përmendur si destinacion i mundur, megjithatë as ajo nuk do të realizohet, kështu së paku ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, ka qenë klubi saudit që vendosi të mos vazhdojë me përpjekjet për ta blerë kosovarin, të cilin e kishin si opsion të tretë në listë.
“Edon Zhegrova nuk do t’i bashkohet Al Ittihadit. Afati kalimtar në Arabinë Saudite tashmë është mbyllur dhe Ittihad vendosi të mos e vazhdojë marrëveshjen për Zhegrovën. Ai ishte i treti në listën e tyre, por në fund zgjodhën kundër kësaj marrëveshje”, raporton italiani.
Kësisoj, Zhegrova tani duhet të provojë të fitojë besimin e Spallettit, ndërsa zhvilloi pak minuta edhe në derbin me AC Milanin, duke u inkuadruar në minutën e 89-të.
