David Alaba vazhdon të jetë një lojtar i lirë në treg, që nga 30 qershori, kohë kur i mbaroi kontrata te Real Madrid. Së fundmi, austriaku është përfolur për një transferim të mundshëm te Manchester United, duke parë problemet në mbrojtje që kanë pasur “Djajtë e Kuq” në fillim të këtij sezoni.
Megjithatë, kjo lëvizje është e pamundur. Drejtuesit e Man. United kanë hequr dorë nga ideja e transferimeve të lojtarëve të lirë, sepse sipas tyre nëse një lojtar arrin në këtë situatë, do të thotë që ka diçka që nuk shkon me formën dhe nivelin e tij.
“Nga ajo që më është thënë, United nuk po kërkont ë përforcohet me lojtarë që janë të lirë tashmë në treg. Shumë nga lojtarët e disponueshëm kanë kaluar kulmin e tyre, si Sergio Ramos apo Dani Carvajal. Të tjerë janë bërë lojtarë të lirë sepse performanca e tyre ka rënë, siç është rasti me Alaba. Në thelb, ata janë lojtarë të lirë për një arsye, por janë gjithashtu lojtarë që janë paguar me shuma të larta në të kaluarën. Ata nuk i përshtaten modelit të transferimeve që ndjek Man. United”, shpjegon Tyrone Marshall, gazetar i Manchester Evening News.
Pista më e mundshme për austriakun është transferimi në MLS. Man. United po kërkon të bëjë përforcime në mbrojtje, por kjo gjë duket se do të ndodhë në merkaton e janarit dhe nuk do të jenë lojtarë pa skuadër dhe kontratë.
The post David Alaba drejt transferimit te Man. United? Zbulohet si është e vërteta appeared first on Telesport.
