Trajneri Michael Carrick ka sugjeruar se Benjamin Sesko mund të ketë një ndikim më të madh te Manchester United këtë sezon. Sulmuesi 23-vjeçar slloven shënoi 11 gola në Premier League në sezonin e tij debutues, por e ka filluar këtë sezon në stol, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjet e para të United.

Ben po përmirësohet, ai po e përmirëson gjendjen e tij fizike gjatë gjithë kohës. Ai pati pak kohë pushim, ndaj i dhamë kohë për t’u siguruar që po ecën përpara dhe pa pengesa. Kjo i jep Sesko mundësinë të jetë në formë për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Carrick.

Ai bëri hapa të mëdhenj sezonin e kaluar, është ende i ri dhe akoma po përshtatet deri në një pikë në të mësuarit dhe zhvillimin këtu. Kështu që, mendoj se ka shumë gjëra të tjera për të ardhur nga Ben këtë sezo

n”, shtoi trajneri i ‘djajve të kuq’.

Në fund, Carrick tha: “Është thjesht të jesh i duruar me të dhe të kujdesesh për të gjithashtu dhe ta lejosh të rritet gjatë sezonit. Por, jam vërtet i lumtur me mënyrën se si është rikthyer, kështu që mezi pres ta shoh në fushë pak më shumë.”

The post Carrick: Shumë gjëra të mëdha do të vijnë nga ai, gradualisht po arrin formën optimale appeared first on Telesport.