Liverpool e pret një përballje delikate ditën e mërkurë në Champions League, sfida me Atletico Madrid në shtëpi. Fitorja e parë në Premier League, ajo 2-0 ndaj Ipswich, tregoi se skuadra e “reds” është në rrugën e duhur.
Gjithsesi, trajneri Andoni Iraola kërkon më shumë kujdes, pasi sipas tij ka shumë mangësi. “Do të varet nga ndeshjet, por jam i kënaqur me katër anësorët që kemi dhe jam i sigurt se mund t’i mbulojmë ato dy pozicione“, tha Iraola.
Ai kërkon më shumë ekuilibër në mesin e fushës: “Preferojmë të kemi lojtarët më të mirë sesa një lojtar posaçërisht për atë pozicion krahu. Jam i mësuar me ekipet e mia të mëparshme që kërkonin që anësorët të luanin në të dyja anët”.
“Nuk mund t’u bëjmë presion lojtarëve që të performojnë mirë. Ne u besojmë lojtarëve që kemi dhe tani duhet t’i ndihmojmë ata të performojnë mirë. Gjithnjë përdor lojtarët që mendoj se do të na ndihmojnë të fitojmë ndeshjen
“Nuk do të shikoj nëse fitojnë më shumë para, më pak para, kushtojnë më shumë apo kushtojnë më pak. Unë duhet të fitoj ndeshje“, tha Iraola.
The post Iraola: Na duhet ekuilibër, s’i shoh lojtarët nga rroga, aktivizoj ata që më ndihmojnë të fitoj ndeshjen appeared first on Telesport.
