Luis Enrique, kampioni në fuqi i Europës për dy vite radhazi (2025 dhe 2026), iu kërkoi lojtarëve të tij të dalin nga “zona e rehatisë” përpara debutimit të së mërkurës në Champions League ndaj Slovan Bratislava, të drejtuar nga Yaya Touré.
“E kaluara është e kaluar, duhet ta rinovosh patentën e drejtimit çdo vit. Të gjithë janë të motivuar kur luajnë kundër nesh. Duhet ta pranojmë këtë dhe të dalim nga zona jonë e rehatisë. Jam i përgatitur të dëshmoj se duhet të rishpikemi çdo ditë”, – deklaroi spanjolli në konferencën për shtyp.
Luis Enrique pranoi se, duke parë vetëm rezultatet në Ligue 1 (dy barazime dhe një humbje), bilanci është “katastrofik”, por theksoi se kërkon të vlerësojë edhe atë që ndodh realisht në fushë: “Ka gjëra për t’u përmirësuar, por meritojmë më shumë pikë në kampionatin francez”.
Për debutimin ndaj Bratislavës: “Champions-i është kompeticioni më i vështirë. Sa skuadra mund ta fitojnë? Gjashtë, tetë, pesë. Diferencat janë shumë të vogla. Kërkojmë një nisje shumë të mirë. Do të luajmë një ndeshje në dukje të lehtë, por nuk ka ndeshje të lehta. Duhet ta ruajmë përqendrimin”.
The post Luis Enrique shkund PSG para Champions-it: Duhet të dalim nga zona jonë e rehatisë appeared first on Telesport.
