Të gjendur në një situatë tejet të vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta në këtë fillim sezoni, Juventus po mendon të bëjë edhe një përforcim tjetër, edhe pse merkato është mbyllur.
Sipas Calciomercato.it, drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar Marcelo Brozovic, i cili është lojtar i lirë në treg që nga 30 qershori, kur i mbaroi kontrata me Al-Nassr.
Duke ditur përvojën e tij të madhe, 33-vjeçari kroat mund të jetë një zgjidhje për mesfushën e Luciano Spalletti-t. Trajneri i bardhezinjve ka dhënë “ok” e tij për këtë lëvizje. Përveç Juventusit, interes të madh për Brozovic ka edhe nga Lazio.
Brozovic e njeh mjaft mirë Serie A, pasi ka luajtur më parë me Interin, 330 ndeshje zyrtare dhe ka kontribuar me 31 gola dhe 43 asiste.
The post Juventus përgatit rikthimin e bujshëm në Serie A, bardhezinjtë kontaktojnë ish-yllin e Interit appeared first on Telesport.
