Në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Feyenoord në Champions League, Lamine Yamal, u pyet si zakonisht për ankesat fillestare nga Real Madridi i Jose Mourinho-s pas humbjes së tyre të parë në sezonin aktual të La Liga-s, ndaj Betis 1-0.
“Nëse ata nuk kanë fituar në këto vitet e fundit, ky është problemi i Real Madridit; pyetini ata”, u përgjigj shkurt Yamal.
Ndryshe nga lojtarët dhe stafi i Real Madridit që kanë ankesa për arbitrimin, Yamal është i kënaqur me nivelin e tyre. “Jemi të kënaqur me arbitrimin,” deklaroi ai shkurt.
Në të njëjtën linjë me të ishte edhe trajneri Hansi Flick.
“Nuk është puna ime. Cilësia dhe niveli i gjyqtarëve janë shumë të mirë, në Champions League dhe në La Liga. Ata nuk e kanë gjithmonë të lehtë dhe ne duhet t’i mbështesim. Gjithmonë përpiqem të qëndroj i qetë,”, tha trajneri gjerman.
The post Lamine Yamal “godet” sërish Real Madridin: Nëse nuk kanë fituar vitet e fundit, është problemi i tyre… appeared first on Telesport.
