Sot fillon faza e grupeve për sezonin e ri 2026/2027 në Champions League. Ashtu si edhe në vitet e tjera, edhe këtë herë gara për kupën veshgjatë do të jetë shumë e fortë.

Ashtu si zakonisht, superkompjuteri i OPTA ka bërë parashikimet e tij, duke nxjerrë në fund Arsenalin fitues, finalistin e sezonit të kaluar. Në vend të dytë me përqindjen më të madhe renditet Bayern Munich. Pjesë e listës me 10 klube, janë sigurisht edhe dy ekipet e mëdha të Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid. Fituesi i dy sezoneve të fundit, PSG, renditet vetëm në vendin e pestë. Dominon Premier League me 5 klube.

10 ekipet favorite për të fituar Champions League 2026/2027 sipas OPTA:

  1. Arsenal (20,9%)
  2. Bayern Múnich (19,4%)
  3. Manchester City (12,3%)
  4. Barcelona (8,2%)
  5. PSG (7,1%)
  6. Liverpool (6,1%)
  7. Real Madrid (4,4%)
  8. Manchester United (3,8%)
  9. Inter (3,6%)
  10. Aston Villa (2%)

The post Trofeu shkon në Angli. Superkompjuteri OPTA bën parashikimet për këtë sezon në Champions League appeared first on Telesport.