I mbetur pa klub që nga 30 qershori, kohë kur i mbaroi kontrata me Real Madridin, Dani Carvajal është ende lojtar i lirë në treg. Edhe pse ofertat për të kanë qenë të shumta, e ardhmja e mbrojtësit spanjoll duket se do të jetë në Premier League.

Sipas TEAMtalk, klubi favorit për transferimin e Carvajal është Fulham, aty ku do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës dhe ish-trajnerin e tij, Alvaro Arbeloa.

Përveç interesit të jashtëzakonshëm të Fulham, për Carvajal kanë shprehur po ashtu interes edhe dy klubet e mëdha Manchester City dhe Liverpool, të cilat kanë ende hapësirë në skuadrat e tyre për të shtuar një lojtar me përvojë në krahun e djathtë si Dani Carvajal.

The post Dani Carvajal i habit të gjithë me destinacionin e ri. Do të bashkohet me ish-trajnerin e tij appeared first on Telesport.