Sofyan Amrabat ka deklaruar tërheqjen e përkohshme nga kombëtarja e Marokut, për aq kohë sa në krye të saj do të jetë trajneri Mohamed Ouahbi dhe stafi i tij.

Që nga debutimi i tij për ekipin kombëtar vetëm 20 vjeç në vitin 2017, Amrabat ka grumbulluar 80 ndeshje, duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës (Katar 2022) dhe duke përfunduar si nënkampion në Kupën e Kombeve të Afrikës (2025).

“Ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por nuk ndihem i aftë të vazhdoj të përfaqësoj Ekipin Kombëtar nën stafin aktual të trajnerëve. Prandaj, do ta përjashtoj veten nga procesi i përzgjedhjes për sa kohë që ai mbetet në krye.

Nga respekti për ekipin kombëtar dhe të gjithë ata që janë të përfshirë, preferoj t’i mbaj private arsyet e këtij vendimi.

Më lejoni të jem i qartë: Unë nuk po tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk po e mbyll derën për të përfaqësuar përsëri Marokun (në të ardhmen).

Shokëve të mi të ekipit, vëllezërve të mi dhe gjithë stafit tjetër, ju uroj çdo sukses. Do të vazhdoj të jem një nga tifozët më të mëdhenj të këtij ekipi, duke ju mbështetur me të njëjtin pasion që kam treguar gjithmonë në fushë”, thuhet në letrën publike të Ambrat.

The post Plas te Maroku, ylli i skuadrës tërhiqet nga kombëtarja për shkak të trajnerit: Nuk punoj më me të appeared first on Telesport.