Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për raundin e parë në fazën e grupeve në Champions League. Në Belgjikë, Club Brugge është duke u mundur 1-3 nga Aston Villa, pas 45 minutave të para.

Anglezët gjetën avantazhin që në minutën e 10-të me John McGinn, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Pau Torres.

Vendasit barazuan shifrat me Hugo Vetlesen në minutën e 19-të, pas asistit të Jan Virgili. Reagimi i anglezëve ishte i menjëhershëm, duke gjetur sërish golin e avantazhit.

Në minutën e 22-të, Emiliano Buendia e ksihte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Joao Gomes. Në fund të pjesës së parë, Nicolas Jackson shënon golin e tretë për Aston Villa, pas një pasimi të bukur të Pau Torres dhe daljes se gabuar të portierit vendas. Ky është goli i parë për sulmuesin senegalez me fanellën e Aston Villa.

SHIKOGOLAT

Në Athinë, AEK po kryeson 1-0 ndaj LASK, pas supergolit të Razvan Marin, nga goditja e dënimit në minutën e 21-të. Ekzekutim perfekt i mesfushorit rumun.

SHIKOGOLIN

The post Champions League: Në Athinë vendos një supergol, lumë golash në Brugge për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.