“Lautaro? Sjellja e tij ka qenë shembullore. Ai ka treguar një ndjenjë shumë të madhe përkatësie, duke shmangur çdo lloj negociimi me Barcelonën. Dy klubet kanë pasur një komunikim, por nuk ekzistonin aspak kushtet për të hapur negociata”. Para debutimit në Champions League ndaj Real Madridit, presidenti i Interit, Beppe Marotta, u rikthye tek interesimi i klubit katalanas për kapitenin zikaltër.

“Lautaro përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e këtij klubi. Për të synuar fitoren duhen lojtarë si ai”.

Për Mourinhon tha: “Është historia e Interit. Në klubin tonë ka përjetuar një histori të paharrueshme. Mbetet në historinë e Interit si mësim për lojtarët dhe për të gjithë ne. Edhe një herë, bravo Mourinhos për atë që po bën me Real Madridin”.

The post “Lautaro-Barcelona? Kapiten shembullor. Pati bisedime mes klubeve, por asnjë mundësi për negociata” appeared first on Telesport.