José Mourinho, trajneri i Real Madridit, foli për “Sky” pas fitores ndaj Interit: “Më pëlqeu rezultati, 3 pikë në ndeshjen e parë ndaj një skuadre shumë të fortë. Ishte një ndeshje spektakolare për ata që e ndoqën nga shtëpia apo stadiumi, jo për mua dhe Chivu. Mund të kishte përfunduar 5-0 për ne, 5-5, 6-5, 7-5… Ata janë të zotë, me mesfushën e tyre që mbyll bllokun e ulët, por ne mund të shënonim në çdo kundërsulm. Ata e ngushtuan rezultatin në 2-1 dhe ndeshja mbeti e hapur deri në fund. Ishte një ndeshje e çmendur”.

Për Chivu: “E përqafova para dhe pas ndeshjes. Unë e di çfarë ndiej për të dhe ai për mua. Nëse do të kemi mundësi të takohemi sërish, aq më mirë”.

Për Mbappé: “Punoi shumë dhe shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për ne. Nuk më shqetëson, do të bëjë gjithnjë e më shumë dhe me siguri do të jetë sërish golashënuesi më i mirë i Champions-it”.

Për sfidën e radhës ndaj Romës: “Në Romë është hera e parë që rikthehem. I emocionuar? Si sot, para dhe pas ndeshjes, jo gjatë saj”. Për rikthimin te Reali: “Kur është i lehtë nuk është mision për mua; kur është i vështirë, José ndihmon”.

 

The post Mourinho: Ndeshje e çmendur dhe spektakolare, mund të kishte përfunduar 5-0 për ne, 5-5, 6-5, 7-5… appeared first on Telesport.