Spanja ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1961, sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike AEMET.
Gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit u regjistruan 61 ditë me valë të të nxehtit, duke tejkaluar ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 41 ditësh, të vendosur në vitin 2022.
Temperatura mesatare gjatë verës arriti në 24.5 gradë Celsius, rreth 0.3 gradë mbi rekordin e vitit 2025 dhe 2.4 gradë mbi mesataren e periudhës 1991–2020.
Nxehtësia ekstreme u shoqërua me pasoja të rënda shëndetësore dhe ekonomike. Sipas Institutit të Shëndetit Carlos III, më shumë se 5 mijë persona humbën jetën si pasojë e temperaturave të larta gjatë tre muajve të verës.
Temperaturat e larta dhe thatësira favorizuan gjithashtu përhapjen e zjarreve masive. Deri më 2 shtator, në Spanjë ishin djegur rreth 296 mijë hektarë tokë, ndërsa shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po intensifikojnë dhe zgjasin valët e të nxehtit në Evropë.
