Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat do të mbahen në nëntor.

Trump tha se Teherani po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi, sipas tij, Irani nuk ka më mundësi ta vazhdojë përballjen.

“Ata nuk mund të rezistojnë më. Po përpiqen me dëshpërim të mbështeten te zgjedhjet”, deklaroi Trump.

Ai la të hapur mundësinë e negociatave me Teheranin, por tha se nuk është i interesuar për një marrëveshje që do të kufizohej vetëm te programi bërthamor i Iranit.

Sipas Trump, një marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë edhe çështje të tjera, ndërsa ai parashikoi se pas zgjedhjeve mund të ketë edhe ulje të çmimeve të karburanteve.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Trump tha se kishte zhvilluar një “bisedë të mrekullueshme” me presidentin rus, Vladimir Putin, duke theksuar se ai dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Ai dëshiron një marrëveshje dhe nëse Zelensky dëshiron të bëjë një marrëveshje, kjo do të ishte shumë mirë”, deklaroi presidenti amerikan.