Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Gjatë pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë. Gjatë fundjavës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior. Nga e shtuna, temperaturat e ditës do të shënojnë rënie të ndjeshme.