Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka anuluar aktgjykimin e plotfuqishëm ndaj Stevço Jakimovskit dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.
Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, nga Këshilli për Çështje Penale, pasi ka shqyrtuar kërkesën e Jakimovskit për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit.
Me vendimin janë anuluar edhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, i 23 prillit 2025, si dhe ai i Gjykatës së Apelit të Shkupit, i 15 majit 2026.
Jakimovski prej korrikut të këtij viti është në burg për ta vuajtur dënimin prej 1 viti, megjithatë me vendimin e këtillë, Jakimovski lirohet.
The post Gjykata Supreme e liroi edhe Stevço Jakimovskin appeared first on Alsat.
