Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit, tha se anëtarë të lartë të BDI-së, i kanë dërguar “sms” porosi që BDI të bëhet pjesë e qeverisë, edhe me gjysmën se sa ka në Qeveri koalicioni VLEN.

“Mund të ju tregoj porositë nga anëtarë të lartë të partisë tuaj politike si më dërgonin porosi se ata që VLEN-i partneri ynë i koalicionit e ka në Qeveri, gjysma është e mjaftueshme për BDI-në vetëm për të hyrë në Qeveri. Mund të ju tregoj edhe porositë nëse dëshironi”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.