Juventus ka ngecur disi në Serie A, duke përfunduar 7 pikë pas Napolit kryesues. Humbja ndaj Shtutgart në Champions u shoqërua me dy barazime radhazi në kampionat për bardhezinjtë e trajnerit Motta.

Mesfushori Nicolò Fagioli, duke folur për situatën e krijuar, u shpreh: “Jemi rikthyer në stërvitje me mendjen te ndeshja e radhës. Kemi analizuar mirë situatën dhe presim një reagim pozitiv në fushë

”.

Të gjithë e dimë se çfarë kemi bërë gabim dhe çfarë të bëjmë më mirë në takimin e radhës. Duhet reagim për të mos humbur terren ndaj rivalëve. Këto ndeshje janë ndikuar edhe nga episodet”, tha Fagioli.

Pikërisht këtu duhet të punojmë, të mos humbasim përqendrimin për të tregohemi të kujdesshëm. Skuadra ka forcat e kapacitete për të reaguar dhe treguar se sa vlen”, u shpreh mesfushori 23-vjeçar italian.

The post “Na kanë penalizuar episodet, duhet reagim për të mos humbur terren ndaj rivalëve” appeared first on Telesport.