Pas fitores 2-1 në derbin ndaj Real Madridit, Diego Simeone nuk u kursye aspak ndaj Barcelonës, duke i konsideruar katalanasit si skuadra më e mirë për momentin.
“Duket sikur po luajnë një sport krejtësisht të ndryshëm nga ai që luajmë ne. Ata nuk kishin një sulmues të mirëfilltë (numër 9) dhe papritur u shfaq Raphinha, i cili ka shënuar 12 gola. Ndërsa Yamal, nëse nuk gaboj, ka shënuar 7.
Ata të bëjnë presion në stadiumin tënd… Ata të bëjnë presion shumë lart, në gjysmëfushën tënde, dhe nuk të lënë kohë për të vepruar. Nuk shqetësohen për rreziqet apo për pësimin e golave. Ata janë më të mirët për momentin”, tha për ESPN.
The post Fitoi ndaj Real Madridit, Diego Simeone nuk kursehet aspak ndaj Barcelonës appeared first on Telesport.
