Kylian Mbappé ka folur ekskluzivisht për “AS” nga Zyrihu, ku ndodhej për nënshkrimin e marrëveshjes me markën e tij të re sportive, kompaninë zvicerane ON. Francezi komentoi edhe humbjen e Real Madridit në derbin ndaj Atléticos: “Po, po, është një hap pas. Ishte shumë e vështirë, donim të fitonim dhe e dinim çfarë ndeshjeje na priste. Sidoqoftë skuadra dha gjithçka dhe vazhdojmë përpara, sepse sezoni është ende shumë i gjatë”.

Për polemikat e arbitrimit, Mbappé tha: “Nuk kam qenë kurrë lojtar që flet shumë për arbitrat dhe nuk do të filloj tani. Arbitri është njeri dhe bën gabime, por nuk dua të hyj në këtë çështje”.

Sipas tij, Reali duhet të reagojë përmes punës: “Duhet të bëjmë më shumë dhe të punojmë që të rikthehet entuziazmi te Real Madridi, të rikthehen edhe trofetë”.

Për epokën e re të Francës me Zinedine Zidane, ai tha: “Është një etapë e re me një trajner të ri. Do të jetë ndryshim për të gjithë, por mendoj se gjithçka do të shkojë shumë mirë”.

Mbappé kujtoi edhe lidhjen e hershme me Zidane: “Ai është i pari që më ka marrë për të më çuar te Real Madridi. Isha 13 ose 14 vjeç. Tani është trajneri im i kombëtares. Është si një film, por ky është realiteti”.

Për “Topin e Artë”, francezi shtoi: “Jam i qetë. Kam bërë gjithçka që mundesha dhe mendoj se e kam bërë mirë. Tani presim”.

The post Mbappé “kundër” Mourinhos: Të mos merremi me arbitrat, të punojmë edhe më shumë appeared first on Telesport.