Skema e Hansi Flick, që i ka mundësuar atij të fitojë 5 trofe, këtë sezon ka marrë disa elemente të reja. Trajneri gjerman dhe drejtori sportiv Deco kanë ndërtuar një skuadër shumë të ekuilibruar, konkurruese dhe polivalente, e cila po jep një rendiment shumë mbi pritshmëritë. Janë linja të reja në menaxhimin e Barcelonës, që i bashkohen dhe forcojnë ato ekzistuese.

Më pak titullarë të padiskutueshëm

Nuk ka më aq shumë titullarë të padiskutueshëm. Vetëm Raphinha dhe Lamine kanë luajtur në të tetë ndeshjet, në 7 javët e La Liga-s dhetë Champions-it. Joan Garcia është i dëmtuar, ndërsa Pedri nuk e nisi nga minuta e parë debutimin ndaj Elche. E njëjta gjë vlen për Cubarsí, i cili mungoi edhe ndaj Racing. Mesatarisht, Flick bën nga tri deri në pesë ndryshime për ndeshje: Athletic dhe Rayo – 3; Valencia, Racing dhe Sevilla – 4; Feyenoord dhe Levante – 5.

Më shumë konkurrencë

Konkurrenca në çdo repart është rritur ndjeshëm dhe polivalenca e lojtarëve ka peshë të madhe. Eric Garcia ka kaluar nga mbrojtës i djathtë në qendër, ndërsa Xavi Espart nga krahu i djathtë në të majtë. Gerard Martín vazhdon të luajë në qendër të mbrojtjes. Rasti më domethënës është Raphinha, një zgjidhje e lindur nga emergjenca për të mbuluar mungesën e një sulmuesi qendror, e cila ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Vendime drastike

Flick nuk ka hezituar kur i është dashur të marrë vendime të forta. Në Sevilla pranoi se ishte e vështirë, por e pashmangshme. Ai iu referua zëvendësimit Livakovic-Szczesny, por edhe minutave të pakta të Gavit, vetëm 29 minuta në 4 ndeshjet e fundit të tij në La Liga. Në të njëjtën situatë është edhe Koundé, i cili nuk është aktivizuar në tri ndeshjet e fundit.

Alternimi Olmo-Fermín

Flick po ndjek një model shumë të qartë në rolin e mesfushorit ofensiv. Alternimi Olmo-Fermín është i dukshëm. Përveç ndeshjes së parë, ndryshimet kanë qenë matematikisht të rregullta: Athletic (Fermín), Rayo (Olmo), Valencia (Fermín), Feyenoord (Olmo), Levante (Fermín), Racing (Olmo) dhe Sevilla (Fermín).

Partneritetet Fermín-Gordon dhe Olmo-Adeyemi

Flick ka krijuar gjithashtu një lidhje të qartë mes mesfushorit ofensiv dhe anësorit të majtë, Fermín-Gordon dhe Olmo-Adeyemi në 5 ndeshjet e fundit: Valencia (Fermín-Gordon), Feyenoord (Olmo-Adeyemi), Levante (Fermín-Gordon), Racing (Olmo-Adeyemi) dhe Sevilla (Fermín-Gordon).

Shpërblimi i formës së mirë

Kjo u pa me Espart dhe Cancelo. Portugezi kishte humbur vendin e titullarit ndaj një lojtari të akademisë, i cili, edhe pse mbrojtës i djathtë që luante në të majtë, e kishte nisur shumë mirë sezonin. Cancelo e rifitoi vendin pas paraqitjes së mirë ndaj Racing, ku ishte pranë një dopiete. Më pas luajti edhe ndaj Sevilla.

Përgatitja fizike

Flick i ka dhënë përgatitjes fizike një rëndësi thelbësore, edhe më shumë se sezonin e kaluar. Transferimi i Benjamin Kugel ka rezultuar vendimtar. Raphinha e ka vlerësuar së fundmi suksesin e tij, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë kolektiv.

The post ANALIZA / “Çelësat” e rinj në menaxhimin e Flick, që e kanë bërë Barcelonën e tij të pandalshme appeared first on Telesport.