Teorikisht, pista e Madrid duhej t’i përshtatej makinës Ferrari SF-26, por gara solli sërish njëfarë zhgënjimi te ‘kokëkuqja’. Hera e fundit që një pilot i Ferrari festoi me shampanjë ishte 19 korriku, katër gara më parë në Spa-Francorchamps, ku Charles Leclerc përfundoi i dyti pas Andrea Kimi Antonelli.
Shefi i skuadrës së Maranellos, Frederic Vasseur, e ka bërë të qartë se ekipi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndryshe nga sezonet e fundit, kur “Scuderia” e zhvendoste fokusin te projektimi i makinës për vitin pasues sapo titulli i Kampionatit Botëror bëhej i paarritshëm, qasja këtë herë do të jetë ndryshe.
Gara garës së Baku ai tha se nuk do ta braktisin zhvillimin e SF-26: “Jo, sepse nuk jemi në të njëjtën situatë si 12 muaj më parë. Sot, çdo gjë që zhvillojmë mund të transferohet te makina e projektit për sezonin e ardhshëm. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë në aspekte të ndryshme dhe të testojmë gjëra të ndryshme”.
“Këto rregullore na lejojnë të transferojmë 80% të zhvillimeve tona te makina e radhës. Ne punojmë si për këtë sezon ashtu dhe për atë që do të vijë”, tha Vasseur. Ai ka premtuar që në Monza se Ferrari do të sillte përditësime të vazhdueshme deri në fund të sezonit.
The post Vasseur: Situata është ndryshe krahasuar me 12 muaj më parë, nuk heqim dorë nga titulli appeared first on Telesport.
