Faiq Bolkiah, nipi i Sulltanit të Bruneit dhe djali i princit Jefri Bolkiah, ka mbetur pa skuadër në moshën 28-vjeçare. Edhe pse karriera e tij futbollistike nuk arriti të marrë hov, pasuria familjare e bën atë një nga sportistët më të pasur në botë. Sipas vlerësimeve të cituara nga mediat, pasuria e tij neto shkon në mbi 18 miliardë euro.

I lindur në Los Angelos, Bolkiah është formuar në akademitë e Southampton, Chelsea dhe Leicester, por nuk debutoi kurrë me ekipin e parë të këtyre klubeve. Në Europë luajti për Maritimo, ndërsa në vitin 2021 u transferua në Tajlandë, ku do të aktivizohej fillimisht me Chonburi dhe më pas me Ratchaburi.

Kontrata me Ratchaburi përfundoi në qershor dhe ai aktualisht është lojtar i lirë. Dy vite më parë pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë, pas të cilit pati gjithnjë e më pak minuta në fushë.

Në kombëtaren e Bruneit debutoi në vitin 2016, madje si kapiten, por nuk ka grumbulluar shumë paraqitje. Tani kërkon një klub të ri për ta vazhduar karrierën.

The post Futbollisti më i pasur në botë është pa skuadër, 28 vjeç dhe me 18 miliardë euro pasuri appeared first on Telesport.