Më 6 tetor, në miqësoren ndaj Beninit, Lionel Messi do të veshë për herë të fundit fanellën e Argjentinës. “Pleshti” ka konfirmuar se do të përdoret një fanellë speciale për paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren, duke mbyllur zyrtarisht një kapitull historik dhe të mbushur me trofe.

Për të shënuar këtë rast historik, është krijuar posaçërisht një fanellë përkujtimore për kapitenin e kombëtares.

Duke postuar një video në rrjetin social Instagram, Messi zbuloi pjesën e pasme të fanellës së personalizuar. “Një ndeshje e fundit… Një fanellë për gjithë jetën,” shkruhet në postimin e tij.

SHIKOVIDEON

The post Messi prezanton fanellën speciale që do të veshë për herë të fundit si lojtar i Argjentinës (video) appeared first on Telesport.