Ish-mbrojtësi i Juventusit, Danilo, aktualisht pjesë e Flamengo në Brazil, i ftuar në programin “Papo de Segunda” të kanalit GNT, zbuloi se kishte menduar ta mbyllte karrierën te Juventus, por gjërat nuk shkuan sipas planit të tij.

“Sinqerisht, mendoja se do ta ndërtoja karrierën dhe do ta mbyllja duke luajtur në Evropë, e më pas do ta përfundoja te Juventusi, pikërisht ashtu siç e kisha planifikuar. Pastaj, papritur, për shkak të një çështjeje të brendshme, u gjenda në një situatë ku nuk më konsideronin më si më parë, nuk e gëzoja më të njëjtin vlerësim dhe nuk isha më pjesë e projektit.

Dhe mendova: ‘Dreqi e mori, çfarë tani? Po të gjitha planet e mia?’. Por ato plane nuk i kisha vendosur plotësisht vetë. Dhe pikërisht kjo është aftësia që duhet të zhvillojmë: të mësojmë të vallëzojmë me pasiguritë e jetës, të përshtatemi me atë që ndodh dhe, në të njëjtën kohë, t’i qëndrojmë besnikë veçantisë sonë”, tha Danilo.

The post “Dreqi e mori, çfarë tani? Po të gjitha planet e mia…? Doja ta mbyllja karrierën te Juventus…” appeared first on Telesport.