Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur për kombëtaren, pasi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2032. De la Fuente, 65 vjeç, udhëhoqi Spanjën drejt triumfit të dytë në Kupën e Botës, suksesit në Euro 2024 dhe titullit të Ligës së Kombeve që kur mori drejtimin katër vite më parë.

Ka ende shumë gjëra të mira që do të mund t’i shijojmë në të ardhmen“, tha De la Fuente. Ai kaloi një dekadë duke punuar me ekipet e moshave të Spanjës përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë, duke fituar 38 nga 50 ndeshjet nën drejtimin e tij.

Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Më e mira ende nuk ka ardhur. Jam veçanërisht i entuziazmuar për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2030, por gjithashtu edhe për arritjen në Euro 2028. Dhe, meqenëse jam shumë konkurrues, do të jap gjithçka që kam“, tha De la Fuente.

Spanja udhëton drejt Anglisë më 26 shtator për ndeshjen e parë pas fitimit të Kupës së Botës, përpara se të presë Kroacinë tri ditë më vonë në Sevilje, në nisje të fushatës së tyre në Nations League.  Objektivi madhor për Spanjën do të jetë Euro 2028, ku kanë mundësinë të imitojnë skuadrën e famshme “La Roja” që fitoi Euro 2008, Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

The post Ka fituar 3 trofe madhorë me Spanjën, por De La Fuente nuk ndalet: Më e mira ende nuk ka ardhur appeared first on Telesport.