Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i rikthyer në stolin e kombëtares pas një mungese 3-vjeçare, nuk ka dyshime për objektivin që duhet arritur: “Synoj të ndërtoj një skuadër që luan mirë, dominon dhe jep gjithçka”.
“Duam të fitojmë dhe jemi optimist, këtu nuk ka aspak negativitet. Grupi përfshin shumë lojtarë të rinj që janë këtu për herë të parë dhe duan të japin më të mirën për kombëtaren. Pres që ata të sjellin një frymë gëzimi e lehtësie”, shtoi Mancini.
“Nuk duhet të përqendrohemi te gjërat negative. Kur nis një aventurë të re, dëshiron të arrish diçka të madhe dhe, gjatë katër viteve të ardhshme ne do të sjellim diçka të madhe në shtëpi”, shtoi trajneri ‘azzurr’.
Më tej, trajneri Roberto Mancini tha: “Për mua, kjo është një sfidë dhe një kapitull i ri në karrierë. Jam këtu për të fituar dhe për t’u ngjitur sërish në renditje. Ky është objektivi që ndajmë të gjithë.”
“Për të rifituar tifozët, duhet ta rikthejmë kombëtaren aty ku e ka vendin. Triumfi i vitit 2021 i përket së shkuarës. Ndoshta u kam një borxh tifozëve, dua t’i rifitoj ata që u ndjenë të tradhtuar nga largimi im në vitin 2023“, tha Mancini.
The post Premtimi i Mancini: Do të fitojmë diçka brenda katër viteve, Italia do të kthehet aty ku e meriton appeared first on Telesport.
