Elijona ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me Klodin, përmes një postimi të publikuar në Instastory.

Ajo ka sqaruar se vendosi të flasë publikisht për ndarjen për shkak të mbështetjes që ka marrë nga ndjekësit, por njëkohësisht ka kërkuar që kjo pjesë e jetës së saj të mos jetë më në qendër të vëmendjes.

“Doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, ka shkruar Elijona.

Në mesazhin e saj, ajo ka folur me respekt për periudhën që kanë kaluar së bashku dhe ka bërë të ditur se nuk dëshiron të ketë fjalë të këqija për ish-partnerin.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve”, është shprehur ajo.

Në fund, Elijona ka falënderuar ndjekësit për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj saj, duke thënë se do të vazhdojë përpara me qetësi dhe mirënjohje.

The post A u nda me Klodin? Flet Elijona dhe zbulon të vërtetën appeared first on Veriu.info.